Besir Ramadani: Të gjithë e dijmë peshën dhe rëndësinë e derbit

Futboll

Besir Ramadani: Të gjithë e dijmë peshën dhe rëndësinë e derbit

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 18:48
Besir Ramadani

Futbollisti i Gjilanit, Besir Ramadani, është paraqitur në konferencën për media në prag të sfidës kampionale ndaj FC Dritës, derisa ka folur për atmosferën dhe gjendjen e grupit.

Ramadani theksoi në prezencën e gazetarëve se tashmë e di mjaft mirë rëndësinë e këtij derbi, ndërkohë që ka potencuar se pikët kanë vlerë edhe më të madhe për tifozët.

“Na pret një ndeshje e vështirë, pasi që gjithë e dijmë rëndësinë e kësaj ndeshje.

Ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe kemi punuar për këtë ndeshje.

Do të dalim në fushë për të treguar karakter dhe të luftojmë për t’i gëzuar tifozët tanë”, deklaroi fillimisht Ramadani për faqen e SC Gjilanit.

“Atmosfera ka qenë pozitive gjatë gjithë javës në grup dhe nëse futemi me seriozitet të madh dhe përkushtim, jemi të bindur që do të dalim fitimtar”, potencoi mbrojtësi 24 vjeçar.

Autori i golit të fitores në përballje me Prishtinën vuri në pah mos prezencën e tifozëve, derisa deklaroi se do të ishte mirë nëse do të shënonte sërish.

“Mungesa e tifozëve tanë normalisht që na penalizon, por ne do të luajmë për t’i gëzuar ata”, tha Ramadani.

“Të gjithë e dijmë peshën dhe rëndësinë e derbit. Unë jam mbrojtës, fillimisht duhet të fokusohem të mbroj, por nëse na vjen mundësia, pse jo edhe të shënojmë”, mbylli futbollisti shkupjan.

Takimi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15.00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat