Reshat Ramadani: Do të jetë ndeshje e vështirë në Kratovë 

Futboll

Reshat Ramadani: Do të jetë ndeshje e vështirë në Kratovë 

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 18:56
Reshat Ramadani

Shkëndija e Tetovës të shtunën udhëton drejt Kratovës ku do të ndeshet me Sileksin në duelin e xhiros së 9-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Kuqezinjtë si lider do të hyjnë në duelin me Sileksin e vendit të katërt, me kratovasit që po zhvillojnë sezon stabil dhe janë dëshmuar në 8-të ndeshjet paraprake si skuadër tepër konstante. 

Mesfushori Reshat Ramadani ka folur për mediat para ndeshjes, duke premtuar se secili futbollist do të japë më të mirën nga vetja në transfertën me Sileksin që luhet të shtunën nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Kratovë.

“Kjo javë ka kaluar shumë mirë, ditët që kishim në dispozicion i kemi shfrytëzuar maksimalisht për tu përgatitur sa më mirë për atë që pason. Në skuadër kemi atmosferë shumë të mirë dhe jemi shumë të motivuar për të shkuar për fitore në Kratovë”, tha Ramadani.

Ai flet edhe për Sileksin: “Do të jetë ndeshje e vështirë në Kratovë, pasi Sileksi si vendas është ekip mjaft i papërshtatshëm.

Por besoj se ne të gjithë do të japim maksimumin, me shpresë se kjo do të jetë e mjaftueshme për tu kthyer me tre pikë në Tetovë”.
Premtimi për publikun…

Reshat Ramadani, përgjigjet: “Publiku jonë është fantastik, kundër Vardarit thjesht ishin të mrekullueshëm dhe ata janë një shtytje e madhe për ne.

Si gjithmonë premtimi jonë është se do të japim maksimumin sepse mbështetja që marrim nga ata meriton vetëm fitore dhe suksese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat