Shkëndija pa Zija Merxhanin ndaj Sileksit 

Futboll

Shkëndija pa Zija Merxhanin ndaj Sileksit 

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Shkëndija e Tetovës të shtunën në Kratovë ndeshen me Sileksin në kërkim të suksesit të radhës për ruajtje të pozitës së parë. 

“Pas fitores së thellë 4:0 ndaj Vardarit, Shkëndija udhëton drejt Kratovës për t’u përballur me Sileksin.

Me atmosferë pozitive dhe rikthimin në krye të tabelës, kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë formën e mirë dhe të ruajnë pozicionin lider në kampionat. Skuadra ka punuar intensivisht gjatë javës për këtë përballje, me qëllim që të vazhdojë serinë e fitoreve.

Zija Merxhani do të mungojë për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit, por lajmi i mirë është kthimi i plotë i Ronaldo Websterit, i cili është gati për lojë pas rikuperimit.

Sileksi është aktualisht në vendin e katërt pas tetë xhirove, me 13 pikë të grumbulluara nga 4 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Ata vijnë në këtë sfidë pas dy ndeshjeve si mysafirë, duke mundur Vardarin 0:1 dhe barazuar pa gola me Tikveshin. Ekipi është treguar mjaft solid këtë sezon dhe pritet të jetë një kundërshtar i fortë në shtëpinë e vet”, ka njoftuar FC Shkëndija.

Ndeshja Sileksi-Shkëndija luhet nesër në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat