​Pogba-s i ulet dënimi, ja kur do të kthehet në fushë

Futboll

​Pogba-s i ulet dënimi, ja kur do të kthehet në fushë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 20:11
Paul Pogba

Lojtari i Juventusit do të mund t'i bashkohet skuadrës në janar të vitit të ardhshëm për stërvitje pasi iu reduktua pezullimi katërvjeçar për doping.

Paul Pogba u pezullua në fund të sezonit të kaluar, sepse një test që iu nënshtrua pas ndeshjes midis Udineses dhe Juventusit më 20 gusht 2023, tregoi se ai kishte testosterone të tepërta, sipas Daily Mail.

"Kam mbaruar. Unë kam vdekur. Paul Pogba nuk ekziston më", tha Pogba verën e kaluar, kur mori vesh për dënimin e madh. Ai donte të përfundonte karrierën e tij, në të cilën luajti vetëm për dy klube - Manchester United dhe Juventus.

Ai iu bashkua akademisë së Manchester United në vitin 2009 si 16-vjeçar nga Le Havre. Tri vjet më vonë, ai u transferua në Juventus pa kompensim. Pas katër vjetësh, në verën e vitit 2016 ai u rikthye tek United me një dëmshpërblim prej 105 milionë eurosh, duke e bërë atë atëherë futbollistin më të shtrenjtë në histori.

Mesfushori francez 31-vjeçar fitoi katër kampionate dhe dy kupa me Juventus, të gjitha në mandatin e tij të parë në klub. Duke luajtur për Manchester United, ai fitoi Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat