Dinamo e Dajës fluturon, Laçi nuk dorëzohet lehtë

Futboll

Dinamo e Dajës fluturon, Laçi nuk dorëzohet lehtë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 22:23
Dinamo City

Dinamo City- Laçi ka qenë ndeshja e parë në kalendar për javën e tetë të Abissnet Superiore.

Takimi i mbajtrur në “Elbasan Arena” dhuroi gola dhe emocione pasi të dy skuadrat dhuruan gjithçka deri në sekondat e fundit për tri pikët.

Blutë dominuan 45’ të ndeshjes duke kërkuar me ngulm golin. Sulmet e shumta u finalizuan me gol në minutën e 22’ nga Mandela.

Në pjesën e dytë Laçi pati meritën duke e mbajtuir “gjallë” duelin pasi tentoi në disa raste të barazonte shifrat, por në momemtin më të mirë të kurbinasve ishin vendaset ata që dyfishuan. Zabërgja në të 54’ finalizoi një inkursion personal të nisur shumë pranë mesit të fushës.

Laçi provoi në të gjithë mënyrat të shënonte dhe në fund ia doli të gjente rrjetën, në minutën e 7 shtesë nga 5 të akorduara nga gjyqtari. Por ishte shumë vonë për të kthyer fatin e sfidës, e cila sheh Dinamon që falë këtyre tre pikëve të ngjitet në kreun e Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat