Baton Zabërgja: Më vjen mirë që shënova, por rëndësi kanë 3 pikët e Dinamos

Futboll

Baton Zabërgja: Më vjen mirë që shënova, por rëndësi kanë 3 pikët e Dinamos

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 22:47
Baton Zabërgja

Dinamo dhe Laçi kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 në favor të Dinamos.

Pas kësaj sfide ka folur autori i golit të dytë dhe “Lojtari i Ndeshjes”, Baton Zabërgja.

“Për sulmuesin goli është shumë i rëndësishëm, por rëndësi maksimale kanë 3 pikët e ekipit. Edhe sezonin e shkuar i kam shënuar Egnatias një gol mjaft të bukur, por edhe ky i sotmi ishte mjaft i bukur.

Ne futemi në çdo ndeshje për të qenë më të mirët, por edhe po doli ndonjë tjetër më i miri i ndeshjes nuk ka problem sigurisht. Forma e ekipit varet dhe nga ndeshja, por ndeshje pas ndeshje mendoj se po kapim ritmin e duhur”, tha Zabërgja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat