Tifozi i befason, bën tatuazh Granit Xhakën

Futboll

Tifozi i befason, bën tatuazh Granit Xhakën

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 23:05
Një fans tregon tatuazhin

Një fans e ka bërë një tatuazh me Granit Xhakë.

Kjo e ka emocionuar Ragip Xhakën, babain e futbollistit shqiptar.

Ai e ka cilësuar si moment të veçantë për të dhe familjen e tij.

"Një moment i veçantë për mua dhe familjen time!

Një fans i pasionuar ka bërë një tatuazh me djalin tim Granitin dhe kjo është me të vërtetë emocionuese për ne si familje të shohim se sa shumë e duan Granitin, jo vetëm shqiptarët.

Përkushtimi im si prind gjithmonë ka qenë që djemtë e mi të punojnë në rrugën drejt suksesit", ka shkruar Ragip Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat