Prishtina prezanton përforcimin e ri

Futboll

Prishtina prezanton përforcimin e ri

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 23:14
Junior-Paul Ngatta

Skuadra e Prishtinës të premten në mbrëmje ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Junior-Paul Ngatta.

Ngatta është futbollist i lindur në vitin 2003, ndërsa është vlerësuar lartë nga skuadra “bardhekaltër”.

“Më pëlqen ambienti dhe më pëlqen klubi.

Ekipi ka futbollistë të mirë në përbërje dhe klubi ka ambicie të larta.

Qëllimi im është të tregoj cilësitë që të arrijë nivelet sa më të larta të futbollit”, ka deklaruar Ngatta për faqen zyrtare të Prishtinës.

Prishtina momentalisht është e gjashta në tabelë me 10 pikë të tubuara në gjashtë ndeshje.

Ndeshjen e kësaj fundjave, klubi kryeqytetas do ta luajë nesër ndaj Feronikelit ’74 në Kampin Nacional në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat