Ilir Mustafa i është nënshkruar operimit pas lëndimit që pësoi dy javë më parë.
Mesfushori prizrenas u lëndua në sfidën ndaj Malishevës, teksa duket se sezoni ka përfunduar për të.
Gjithsesi anëtari i Dritës është operuar dhe klubi gjilanas ka njoftuar se operimi ka shkuar me sukes.
"Ilir Mustafa kryen operimin
Sot i është nënshtruar operimit të gjurit lojtari ynë Ilir Mustafa dhe sipas raportit mjekësor operacioni ka qenë shumë i suksesshëm.
Mustafa kishte pësuar lëndim të rëndë në gjurin e djatht në ndeshjen me FC Malisheva duke këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e miniskut.
Iliri pritet që nesër të lirohet nga spitali dhe koha e rehabilitimit do të jetë relativishtë e gjatë por që rëndësi ka që gjithçka të shkojë mirë gjatë fazës së rehabilitimit.
Të presim të kthehesh edhe më i fortë Ilir.", ka njoftuar FC Drita.