Ilir Mustafa kryen me sukses operimin, do t’i mungojë për një kohë të gjatë Dritës

Futboll

Ilir Mustafa kryen me sukses operimin, do t’i mungojë për një kohë të gjatë Dritës

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 23:19
Ilir Mustafa

Ilir Mustafa i është nënshkruar operimit pas lëndimit që pësoi dy javë më parë.

Mesfushori prizrenas u lëndua në sfidën ndaj Malishevës, teksa duket se sezoni ka përfunduar për të.

Gjithsesi anëtari i Dritës është operuar dhe klubi gjilanas ka njoftuar se operimi ka shkuar me sukes.

"Ilir Mustafa kryen operimin

Sot i është nënshtruar operimit të gjurit lojtari ynë Ilir Mustafa dhe sipas raportit mjekësor operacioni ka qenë shumë i suksesshëm.

Mustafa kishte pësuar lëndim të rëndë në gjurin e djatht në ndeshjen me FC Malisheva duke këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e miniskut.

Iliri pritet që nesër të lirohet nga spitali dhe koha e rehabilitimit do të jetë relativishtë e gjatë por që rëndësi ka që gjithçka të shkojë mirë gjatë fazës së rehabilitimit.

Të presim të kthehesh edhe më i fortë Ilir.", ka njoftuar FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat