Fitore e madhe e Napolit të Rrahmanit

Futboll

Fitore e madhe e Napolit të Rrahmanit

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 23:57
Romelu Lukaku

Napoli ku aktivizohet qendërmbrojtësi dhe kapiteni Amir Rrahmani nuk ka gabuar në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë të elitës italiane të futbollit.

Napoli të premten mbrëma mposhti edhe Comon me rezultatin 3:1 dhe kështu vazhdon të mbetet lider në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll 1:1. Scott McTominay shënoi që në sekondën e 26-të.

Mesfushori që përfaqëson Skocinë e realizoi golin e tretë më të shpejtë në historinë e Napolit.

Gabriel Strefezza i barazoi shifrat dy minuta pa u mbyllur pjesa e parë.

Në minutën e 53-të, Romelu Lukaku ishte i saktë nga penalltia për 2:1, ndërsa më pas asistoi për golin e David Neresit në minutën e 86-të.

Rrahmani e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte është e para pas shtatë ndeshjeve me 16 pikë.

Como mbetet me tetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat