Napoli “fluturon” me Lukakun, tani edhe Conte bindet, titulli nuk është i pamundur: Jemi në krye

Futboll

Napoli “fluturon” me Lukakun, tani edhe Conte bindet, titulli nuk është i pamundur: Jemi në krye

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 10:00
Lukaku

7 ndeshje 16 pikë, kreu i Serie A. Napoli përforcon pozitat në krye pas suksesit 3-1 kundër Como-s, një fitore e rëndësishme, me blutë që kalojnë presionin tek ekipet rivalët e tyre. Antonio Conte i falet edhe një herë Romelu Lukakut, me belgun që zhvilloi një super ndeshje me 2 assiste dhe 1 gol.

Në topin e parë që i erdhi në këmbë, në minutën e parë, Lukaku shërbeu për McTominay, me mesfushorin skocez që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Como reagoi, madje fuqishëm, me disa goditje nga jashtë zonë, ndërsa në fundin e pjesës së parë arritën të barazonin shifrat.

Në pjesën e dytë, në minutën e 53-të, Napoli fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Lukaku u tregua i saktë duke rikthyer blutë në avantazh, ky ishte goli i tij i 3-të sezonal, plus 4 assiste. Për të mbyllur llogaritë me Como-n mendoi sërish Lukaku, i cili në minutën e 86-të dhuroi një pasim të përkryer për Neres, me këtë të fundit që nuk fali përballë portierit duke sigluar shifrat në 3-1.

Shijon këtë trepikësh Antonio Conte, por trajneri i Napoli përpiqet të mbajë ambientin me këmbë në tokë: “Nuk e di nëse jemi për vend të parë, por di që ne jemi në krye. Kë rival do të ndjek këtë fundjave? Rëndësi ka që fituam ne”, u shpreh Conte duke bërë në fund dhe një koment për Lukakun: “Ai është një lojtar i aftë të spostojë ekuilibrat. Po rritet, si në nivel fizik ashtu edhe në paraqitje, por mund të bëjë më mirë”, theksoi ndër të tjera Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat