Juventusi vazhdon interesimin për Ferran Torres

Futboll

Juventusi vazhdon interesimin për Ferran Torres

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 10:56
Ferran Torres.

Juventusi thuhet se është ende i interesuar për transferimin e anësorit të Barcelonës, Ferran Torres.

Klubi torinez kishte shfaqur interesim për të gjatë afatit kalimtar të fundit teksa kërkuan përforcime sulmuese.

Megjithatë, Ferran Torres mbetet i përkushtuar për të vazhduar karrierën e tij në Barcelonë, klubin e tij të ëndrrave, duke e bërë të pasigurt një lëvizje në Itali.

Interesimi i Juventusit për Torresin daton në verën e kaluar, por pavarësisht ndjekjes së tyre të vazhdueshme, sulmuesi spanjoll duket i vendosur të ketë sukses me Barcelonën, duke lënë në pikëpyetje mundësinë e një kalimi te Zonja e Vjetër.

Por, Barcelona kërkon t’i rrisë financat dhe kjo situatë nuk është në dorën e lojtarit spanjoll.

Andaj, Juventusi do të synojë ta joshë Torresin që të luajë në “Allianz Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat