Stadiumi i Flamurtarit përmbytet pas reshjeve të dendura të shiut!
Si duken dhomat e zhveshjes së lojtarëve?
Dje pothuajse e gjithë Shqipëria është “pushtuar” nga reshjet e shiut.Qyteti bregdetar i Vlorës u përmbyt nga reshjet e dendura dhe me intensitet të lartë.
Pasoja ka pasur edhe për klubin e Flamurtarit. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje nga brenda stadiumit dhe dhomave të zhveshjes së lojtarëve. Vihet re se gjithccka është nën ujë duke shkaktuar dëme materiale.