KFF Mitrovica me reagim të ashpër

Futboll

KFF Mitrovica me reagim të ashpër

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 12:11
Mitrovica

Klubi Mitrovica në kategorinë e femrave është treguar i ashpër me një reagim në rrjetin social “Facebook”.

Në atë postim, klubi mitrovicas ka reaguar ndaj referimit në ndeshjen ndaj KFF Dukagjinit.

Nga klubi pretendojnë se referimi ka qenë i njëanshëm, madje duke thënë se sukseset e klubit të tyre po i pengojnë dikujt.

"KUJT PO I PENGON KFF MITROVICA

Të nderuar sportdashës për hir të së vërtetës po e ndjejmë obligative që të i’u sqarojmë atë se çfarë ka ndodhur dje në ndeshjën në mes të Kff Mitrovica dhe Kff Dukagjinit.

Pasi kemi shikuar video inçizimet e ndeshjës me maturi dhe gjakftohtësi jemi bindur se reagimet e zyrtareve të klubit tonë në drejtim të gjyqtarëve RREZART HASANI dhe SHQIPRIM GASHI ishin të drejta, ku shihet haptazi se të dy këta nuk kishin ardhur të ndajnë drejtësinë për çka edhe janë të thirrur por kishin ardhur me një mision që të dëmtojn klubin tonë. Së fundmi kemi dëgjuar edhe për bisedat që bëhen cepave të Prishtinës ku x personave po i pengojn sukseset e Kff Mitrovicës dhe që sipas tyre Mitrovica ka fituar mjaftueshem trofe dhe tashmë duhet dikush tjetër të bëhet me patjetër kampion, andaj në qoftë se është vendos që ne mos të dalim më kampion sepse po u pengon Mitrovica le të dalin t’a thonë haptazi dhe ne do u’a lirojmë rrugën, por jo të dërgojn persona të porositur për të na demtuar ashtu siç ishin dje të gjithë zyrtarët e ndeshjes.Është mëkat të luhet me ndjerësen e vajzave të cilat nuk janë fajtore nëse dikë e pengon suksesi i klubit tash e 10 vite.

Të nderuar sportdashës ne kemi video inçizimet e ndeshjes por për shkak të disa rregulloreve të FFK-së nuk mund t’i postojm në rrjetet sociale dhe qe te shihen sjelljet dhe veprimet e gjyqetarit R.Hasani por këto video inçizime do t’i dërgojm tek organet përkatëse në FFK dhe do u’a lëmë atyre t’a vlerësojnë nëse kemi pasur të drejtë ne reagimin tonë. Kërkojm nga organet kompetente që për veprime të tilla nga ana e gjyqtarëve të ndërmerren hapat e duhur.

Gjithashtu vlen të theksohet se ne jemi të vetëdijshëm se këtë vit kemi një garë më të balancuar me ekipet tjera pas transferimit të disa futbollisteve tona jashtë vendit, por kjo nuk i’a jep askujt të drejtën të na dëmtoj, në të kaluarën këto ekipe as me gjyqtarë nuk kanë mundur që të na mposhtin.

Çdo gjë e ka limitin e vet!", ka reaguar Mitrovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat