Bushi publikon listën me emrat e 23 lojtarëve të grumbulluar

Futboll

Bushi publikon listën me emrat e 23 lojtarëve të grumbulluar

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 12:14
Lista

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Air Albania“, në orën 18:00.

Të hënën nis grumbullimi i Kombëtares U-21 për këtë sfidë, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim.

11-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Pas fitores fantastike ndaj Zvicrës U-21 në transfertë, Shqipëria do të kërkojë triumfin e radhës në “Air Albania”.

Procesi i shitjes së biletave vijon për ndeshjen Shqipëri U21 – Armeni U-21 dhe të gjithë tifozët kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: Biletat e ndeshjes: Shqipëri U21 – Armeni U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat