Krivanjeva: Në Shkup vetëm për fitore

Futboll

Krivanjeva: Në Shkup vetëm për fitore

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 12:51
Krivanjeva

Besart Krivanjeva thotë se skuadra është gati për të fituar, pavarësisht formës ndoshta jo edhe aq të mirë që po kalon për momentin. 

Sot në Shkup, skuadra jonë do të përballet me Vardarin, ndeshje kjo që starton në ora 14:00…

Vardari është kundërshtari ynë i radhës në kampionat. Kjo ndeshje në program është nesër dhe do të zhvillohet në impiantin më të madh në vendin tonë, arenën “Todor Proeski”.

Në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm para pauzës së dytë ndërkombëtare, nga tabori i skuadrës tonë ka folur mbrojtësi Besart Krivanjeva.

“Ndeshje e rëndësishme për ne si skuadër, ndeshje me shumë peshë do të kisha thënë, pasi duam që me fitore të shkojmë në pauzën e dytë ndërkombëtare. Ndeshjet kundër Vardarit gjithmonë janë të veçantë, sidomos për mua si një futbollistë që vie nga Shkupi. Unë këtë skuadër e shoh si rival në terrenin e gjelbër, aty ku premtoj se do të jap më të mirën, edhe pse kisha disa probleme që para ndeshjes me Gostivarin” – u shpreh Besart Krivanjeva, i cili sot do të zhvillojë ndeshjen e tij të 200-të në Ligën e Parë.

Më së shumti ndeshje gjatë karrierës së tij, Krivanjeva ka zhvilluar ndaj Shkëndiëjs së Tetovës, ndërkohë nesër ndaj Vardarit do të zhvillojë ndeshjen e tij të 17-të.

Vetëm 4 fitore ka regjistruar shkupjani në përballjet ndaj Vardarit, përfshirë këtu edhe fitoren e nëntorit të vitit 2023 si pjesë e truga Trim Lum.
“Nuk është se i ndjek shumë statistikat, mirëpo mund të them se jam gati për fitoren e 5-të në përballjet ndaj Vardarit.”
– tha shkurt Krivanjeva.
Ndeshja e sotme midis Vardarit dhe Struga Trim Lum do të jetë e 10-ta në historikun e ndeshjeve të Ligës së Parë, ku deri më tani kemi regjistruar 4 fitore, kundrejt 3 fitoreve të Vardarit, derisa 2 ndeshje janë mbyllur me barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat