Shabani, mungesë e madhe

Futboll

Shabani, mungesë e madhe

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 13:10
Bunjamin Shabani

Mungesa më e madhe për Strugën Trim Lum për ndeshjen e sotme do të jetë padyshim kapiteni Bunjamin Shabani, i cili vazhdon kurimin pas ndërhyrjes kirurgjikale që pësoi në shpatull, ndërsa një mungesë shumë e rëndësishme, pa dyshim se është edhe ajo e Besmir Bojkut, që tashmë një kohë më të gjatë është jashtë fushave të futbollit.

Jashtë fushave tashmë një periudhë bukur të mirë është edhe Hadis Tairi, një ndër golashënuesit në ndeshjen e parafundit kundër Vardarit në

Shkup, në atë fitore 3:1, ndërsa për shkak kartonëve të verdhë, do të mungojë edhe qendërmbrojtësi, Sava Radiç.

Vardari – Struga Trim Lum do të luhet sot (14.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat