Qatip Osmani në tribunë

Futboll

Qatip Osmani në tribunë

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 13:12
Qatip Osmani

Qatip Osmani, kryetrajneri i Struga Trim Lum, sot do të jetë në tribunë në Shkup ndaj Vardarit në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. 

“Në ndeshjen e sotme Struga Trim Lum do të udhëhiqet nga ndihmës trajneri Bashkim Livoreka, pasi trajneri Qatip Osmani në ndeshjen e fundit kundër Gostivarit u ndëshkua me kartonë të kuq.

Kështu Osmani të gjitha instrukcionet ndihmësve të tij do të duhet t’ua jap nga tribuna.

Së bashku me Osmanin, ndeshjen e sotme nga tribuna do ta ndjek edhe Drejtori ynë sportiv, Besart Isaku, që gjithashtu ishte ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e fundit kundër Gostivarit.

Kartoni i kuq në ndeshjen e javës së 8-të kundër Gostivarit, ishte i pari në karrierë për trajnerin Qatip OSMANI në ndeshjet e Ligës së Parë, aty ku numëron plotë 372 ndeshje si trajner. Ai gjatë karrierës së tij, para se të merrte drejtimin e Struga Trim Lum, kishte udhëhequr edhe tre skuadrat shqiptare, si Shkëndija, Renova dhe FC Shkupi”, ka njoftuar FC Struga TL..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat