Çfarë thonë struganët për Trpçevskin? 

Futboll

Çfarë thonë struganët për Trpçevskin? 

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 13:15
Stojançe Trpçevski

Një fytyrë e njohur do të referojë të shtunën ndeshjen e Struga Trim Lum kundër Vardarit. 

“Për herë të katërt këtë edicion në krye të një takimi tonë si arbitër do të jetë Stojançe Trpçevski nga Kavadari.

Këtë edicion me Trpçevskin si kryesor, kemi shijuar të gjitha rezultatet, fitore (1:0 kundër Besës së Dobërdolllit), barazim (1:1 kundër Voska Sport) dhe disfatë (0:2 nga Rabotniçki).

Ndryshe i njëjti gjatë karrierës së tij na ka referuar në gjithsej 17 ndeshje, përfshirë këtu edhe atë të Kupës kundër Sileksit prillin e vitit 2023, ndërsa vetëm një herë ka ndodhur që mos të ndëshkojë ndonjërin nga futbollistët tanë.

Një gjë e tillë ndodhi këtë edicion në ndeshjen në arenën “Todor Proeski” kundër Rabotniçkit.

Ndryshe në 17 ndeshjet e deritanishme, plotë 46 herë ka ndëshkuar lojtarët tanë, që i bie se për çdo ndeshje na ka ndëshkuar për afërsisht me 3 kartonë të verdhë.

Në anën tjetër, Vardarit këtë edicion Stojan Trpçevski i ka referuar në dy ndeshje, dhe në të dyjat “kuqezinjtë” nga Shkupi kanë pësuar disfata.
Të shtunën i njëjti Vardarit do ti referojë për herë të 9-të, me “kuqezinjtë” që nën drejtimin e tij si arbitër numërojnë 2 fitore, 1 barazim dhe 5 disfata.

Ndeshja midis Vardarit dhe Struga Trim Lum do të luhet në arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 14:00”, ka njoftuar FC Struga TL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat