Motta konfirmon 4 mungesa

Futboll

Motta konfirmon 4 mungesa

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 13:59
Motta

Napoli ka dërguar një sinjal të qartë për garën e titullit, pas fitores në ndeshjen kundër Como.

Megjithatë, Juventusi nuk dëshiron ta humbasë “trenin” dhe është gati të rinisë në kuadër të ndeshjes kundër Cagliarit, e planifikuar në “Allianz Stadium” më 6 tetor, në orën 12:30. Ai që kërkon të qëndrojë në vazhdën e napolitanëve është Thiago Motta, i cili në konferencën për shtyp shpjegoi formacionin e ri për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë prekur skuadrën bardhezi:

“Grupi i lojtarëve është shumë mirë, u stërvitën në mënyrën më të mirë të tyre, por nesër do të duhet të bëjnë pa Milik, Bremer, Nico Gonzalez dhe Weah (shto dhe Beremer, që e mbylli sezonin).

Disa prej tyre u përpoqën të stërviteshin sot, por prapëseprapë ndjenin dhimbje. Kësisoji, nesër nuk do të jenë gati. Gleison është një lojtar i rëndësishëm për ne. Edhe nga pikëpamja njerëzore ai është shumë i mirë. Tani të presim Danilon, si gjithë të tjerët, jam i bindur se do të japin diçka më shumë”.

Pikërisht, për shkak të dëmtimeve të hasura në mbrojtje, trajneri nuk përjashtoi një ripërshtatje të Manuel Locatelli për të ndihmuar ekipin: “Pse jo? Do të isha trajneri më i lumtur në botë po të kisha një lojtar që di të mbulojë një rol tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për Savona. Nëse funksionon, mund ta provoj. Locatelli është një lojtar inteligjent, që e di se çfarë duhet të bëjë në fushë”.

Megjithatë, trajneri i Juventusit nuk komentoi zgjedhjet e tij të formacionit, të cilat ishin veçanërisht të nevojshme në mbrojtje për shkak të problemeve fizike që prekën skuadrën gjatë ndeshjes kundër Leipzig: “Do të jetë një ndeshje ndryshe. E luajtëm ndeshjen e fundit në më të mirën tonë, tani le të përpiqemi të përballemi njësoj me Cagliarin. Ata vijnë nga një ndeshje e mirë, mbrojnë shumë mirë, Piccoli po bën mirë përpara, Luvumbo është shumë i shpejtë, Viola ka konfirmuar kushte të shkëlqyera.

Për këtë arsye do të duhet ta bëjmë mirë punën tonë. Të gjithë mund të luajnë, të gjithë janë shumë mirë, kushdo që starton nesër do të japë diçka më shumë për ekipin. Unë do të vendos nesër se kush do të luajë dhe kush do të marrë përsipër gjatë lojës. Janë të gjithë lojtarë të fortë dhe ndryshimi mund të bëhet vetëm nëse punoni gjithmonë në një nivel të lartë”.

Thiago Motta më në fund shtyu çdo vendim për Paul Pogba, i gatshëm për t’u rikthyer nga skualifikimi për doping, duke filluar nga marsi i vitit 2025. Një rikthim i cili megjithatë mund të mos jetë me fanellën bardhezi, siç pritej nga ish-trajneri i Bologna:

“Klubi do të jetë në gjendje që të marrë një vendim për Pogba sapo të arrijë komunikimi nga CAS. Ai ishte një lojtar i madh, nuk ka luajtur për një kohë të gjatë, por tani jam i fokusuar te ndeshja. Nuk jam i shqetësuar për këtë situatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat