Marash Kumbulla përshëndet Silvinjon pas ftesës, mbrojtësi i Kombëtares gjen golin e parë në La Liga

Futboll

Marash Kumbulla përshëndet Silvinjon pas ftesës, mbrojtësi i Kombëtares gjen golin e parë në La Liga

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 14:38
Marash Kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ka gjetur golin e parë me Espanjolin në La Liga. 

Në minutën e 18-të të sfidës, ai zhbllokoi shifrat duke realizuar kundër Majorkës.

Pas një harkimi perfekt nga Jofre drejt zonës, mbrojtësi gjuajti me kokë duke shkundur rrjetën e Greif.

Në këtë mënyrë Kumbulla ka përshëndetur edhe trajnerin Silvinjo i cili një ditë publikoi listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat