Gostivari ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Besës së Dobërdollit, në takimin e javës së 9-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Ky ishte derbi mes skuadrave shqiptare.
Ivanovski në minutën e 61-të shënoi për Gostivarin dhe Skënderi (84’) për Besën.
Gostivari renditet në vend të tretë me 17 pikë dhe Besa në të nëntin me 9 sosh.