Skuadra shqiptare ia mbushi me gola rrjetën Vardarit të Shkupit

Futboll

Skuadra shqiptare ia mbushi me gola rrjetën Vardarit të Shkupit

Nga: K.G. Më: 5 tetor 2024 Në ora: 16:04
Pamje nga ndeshja

Struga Trim Lum, kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut, ia mbushi me gola rrjetën skuadrës së Vardarit në Shkupi. 

Skuadra shqiptare ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Vardarit, në takimin e javës së 9-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. 

Për struganët shënuan Kamberi (3’), Kompaore (41′, 66′), Кehinde (73′) dhe për vendasit shënoi Bosançiç (27’).

Struga TL renditet në vend të katërt me 15 pikë dhe Vardari në të 11-tin me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat