Struga Trim Lum, kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut, ia mbushi me gola rrjetën skuadrës së Vardarit në Shkupi.
Skuadra shqiptare ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Vardarit, në takimin e javës së 9-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Për struganët shënuan Kamberi (3’), Kompaore (41′, 66′), Кehinde (73′) dhe për vendasit shënoi Bosançiç (27’).
Struga TL renditet në vend të katërt me 15 pikë dhe Vardari në të 11-tin me 7 sosh.