Munishi: Falenderoj Zotin që më bëri shqiptar

Futboll

Munishi: Falenderoj Zotin që më bëri shqiptar

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 16:33
Ismet Munishi

Ismet Munishi është një trajner i njohur në trevat mbarëshqiptare.

Pak ditë më parë tekniku festoi datëlindjen dhe kishte disa fjalë zemre që i ndau me ndjekësit e tij. Munishi është gjithmonë falenderues ndaj Zotit për faktin se lindi shqiptar, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër natyrën e tij patriotike.

“Gjysmë shekulli sot!

E falemderoj Zotin që më ka bo Shqiptarë.
E falemderoj Nanën dhe Babën për edukatën.

E falemderoj familjen time për përkrahjen e pa rezervë ( sidomos Flutra )
Falemderoj shoqninë dhe mbarë fansat dhe popullin.

Nuk kini qare pa me duru edhe ju që nuk me doni edhe nje kohë , pranone që jom Baba. Ma mirë ni ditë si Shqiponjë se 100 vjet si Sorrë . Faleminderit te gjithve për urimet”, shkruan Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat