Manchester City me mund të madh ndali tre pikë, duke e mundur me rezultat 3:2 Fulhamin.
Skuadra nga Londra u përpoq deri në fund por pa sukses që të shkaktojë befasinë e madhe.
Për Cityn shënuan Kovaçiç (32' e 47'), Doku (82') dhe për udhëtuesit realizuan Pereira (26') e Rodrigo Muniz (89').
Pas javës së 7-të në Premier League, Liverpooli kryeson me 18 pikë, pasojnë Manchester City me 17, Arsenali 17 dhe Fulham zë pozitën e 6-të me 11 sosh.