Sopoti dhe Tërbuni fitojnë me goleadë

Futboll

Sopoti dhe Tërbuni fitojnë me goleadë

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

6 takimet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë të Grupit A janë mbyllur.

Tërbuni "likuidon" 3-0 Basanian brenda në Pukë, ku golat u shënuan nga Longed, Gjini dhe Kacubela. Me rezultat 4-0 Sopoti ka mundur bindshëm Albanët, ku autorët e golave janë Nayara,Broshka, Myslimi dhe Ferhati.

Gjithashtu edhe Luzi ia ka dalë të shënojë 4 gola si Sopoti, ndërsa ka fituar ngushtë 4-3 ndaj Gramshit. Me rezultat 1-0 fitojnë Naftëtari ndaj Murlanit dhe Veleçiku ndaj Adriatikut në Shkodër.

Iliria mposhtë Besëlidhjen në transfertë me rezultat 0-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat