Udinese ka fituar me rezultatin 1;0 përballë Lecces.
Goli i shënuar në minutën e 75-të nga Zemura i dha 3 pikë vendasve, që tashmë renditen në vendin e dytë.
Me 3 pikë më tepër ndodhet Napoli në krye të klasifikimit.
Gjithsesi duhet thënë se skuadrat poshtë Udinezes, kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur dhe diferenca me vendin e 8 nuk i kalon 3 pikë.
Sezon mjaft zhgënjyes ndërkohë për Leccen. Ylber Ramadani u aktivizua titullar për t’u zëvendësuar më pas në minutën e 79-të. Aktualisht Leçe mban vendin e 18-të, që është pjesë e “zonës së ftohtë” të rënies nga Seria A.