Ousmane Dembele u la jashtë nga Luis Enrique në Champions League. Trajneri i Paris Saint-Germain nuk e thirri ish-lojtarin e Barcelonës dhe Borussia Dortmundit për ndeshjen si udhëtues ndaj Arsenalit për shkak të një debati të ashpër dhe si pasojë e vonesës së lojtarit në stërvitje. Tani, megjithatë, sipas thashethemeve të fundit, paqja është arritur.
Anësori sulmues francez ka lënë mënjanë krenarinë e tij dhe i ka kërkuar falje trajnerit të tij.
Vetë Luis Enrique u përqendrua në çështjen e Dembeles në konferencën e tij të fundit për shtyp: “Siç thashë, kur një lojtar nuk respekton detyrimet e tij, ai nuk është gati”.
“Kjo prek të gjithë lojtarët. Unë jam i ashpër kur duhet dhe fal kur duhet. Çdo lojtar ka një sërë detyrimesh për të përmbushur.
Nëse një lojtar bën një gabim të rëndë, unë marr vendimet e nevojshme. Edhe nëse janë të vështira. Askush nuk do të vendosë për mua, mund të gabohem, por kështu është”.