Shtyhet rikthimi i kapitenit të Tiranës

Futboll

Shtyhet rikthimi i kapitenit të Tiranës

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 18:30
Florjan Përgjoni

Florjan Përgjoni vazhdon të jetë shqetësimi kryesor për Tiranën e Bledi Shkëmbit.

Ndonëse klubi e priste që mbrojtësi të kthehej në fushë pas ndeshjeve të kombëtares shqiptare, një gjë e tillë zor se do të ndodhë.

Kapiteni zyrtar i skuadrës, do të qëndrojë jashtë fushave të lojës, të paktën deri në fund të tetorit. Edhe pse mjekët e kishin siguruar që gjithçka ishte mirë, dhe futbollisti, madje nisi stërvitjen, problemet e vogla e kthyen pas riaftësimin e tij.

Këmba ende nuk i është ngjitur dhe mjeku ka sugjeruar 10 ditë të tjera pushim. Vetëm pas dhjetë ditësh dhe pasi lojtari të shohë gjendjen e këmbës, do të vendoset nëse do të nisë stërvitjen. Duke llogaritur që në mes të tetorit teorikisht nis vrapimet,

Përgjoni do të jetë i gatshëm për ndonjë takim nga mesi i nëntorit, për të mos thënë më vonë. Kapiteni u dëmtua në sfidën miqësore me Skënderbeun, pak para nisjes së kampionatit dhe që prej asaj dite vazhdon të mos stërvitet dhe të jetë një mungesë për Tiranën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat