Vllaznia përballet nesër me Elbasanin

Futboll

Vllaznia përballet nesër me Elbasanin

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 21:16
Pamje nga konferenca

Vllaznia përballet nesër në orën 19:00 me Elbasanin në “Elbasan Arena”. Trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç, ka folur para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp.

“E kemi përgatitur ekipin për këtë ndeshje mjaft mirë. Kemi lënë pas ndeshjen e kaluar.

E kemi analizuar dhe eksperienca na dhënë disa mësime, që herën tjetër bëjmë më mirë.

Është pjesë e futbollit që duhet të jemi të përqendruar gjatë 90-minutave, pasi futbolli është i paparashikueshëm.

Jemi ekip i fortë, por nuk duhet t’i lejojmë kundërshtarit këto mundësi. Ajo nuk mund të ndodhë më herë të tjera.

11 me 11 është ndryshe. Unë e di si e kam përgatitur ekipin tim, por kur je me 1 lojtar më pak nuk mund ta përballosh gjithë kohës.

Nuk është se kemi zgjidhje më për numrin 6. Kemi Krymin, Qaton dhe sigurisht disa djem të rinj po nuk duam t’i vendosim në presion. Mund dhe të luajnë nesër.

Kahrimanoviç mund të jetë opsion për ta nisur nga fillimi. Ka bërë stërvitje mirë, është gati psikologjikisht. E kemi afruar për të qenë i rëndësishëm dhe në ndeshjen ndaj Elbasanit, mund të jetë një futbollist kryesor për ne dhe shpresoj që të na japin diçka mbrapa.

Po jetojmë për këto ndeshje. Dy skuadra me traditë. Do të jetë sfidë e bukur, po nesër shkojmë vetëm për të marrë pikë”, u shpreh fillimisht Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat