Mirlind Daku është kthyer përsëri të shënojë dhe me golin e tij të 6 të këtij sezoni, ka ndihmuar skuadrën e Rubin Kazan që të mposhtë Akhmat Groznin me shifrat 2-0. Por sulmuesi do të mungojë në ndeshjen e radhës pasi është ndëshkuar me karton të verdhë pas një kontakti me portierin.
Një problem më vete për trajnerin e Rubin, Rakhimov, i cili ka shpjeguar se ky është një telash që duhet të zgjidhe ai në një axhendë shumë të ngjeshur në javët e ardhshme.
“Kemi katër ndeshje dhe 8 fluturime në 11-12 ditë.
Kemi një axhendë të vështirë dhe Daku do të mungojë një ndeshje.
Është një dhimbje koke për ne.
Si shkon përshtatja e Çunit dhe Hoxhës? Në mënyrë të shkëlqyer.
Ata nuk e njohin futbollin rus ndaj po ua tregojmë. Ata do të mësohen me të gradualisht. Duhet t’u japim kohë, pasi këta djem mund të rriten”, tha ai duke folur pas fitores.