Partizani fiton përballë Bylisit falë golit të ish-it Marçelino Preka.
Të kuqtë marrin 3 pikët e rradhës dhe ngjiten përkohësisht në krye të Superiores në pritje të ndeshjes Elbasani – Vllaznia.
Pas përfundimit të ndeshjes heroi i sfidës dha prononcimin e tij.
“Kemi 3 ndeshje që nuk pësojmë. Goli im erdhi pasi kemi punuar në stërvitje me trajnerin dhe ishte goli i tij.
Ne punojmë shumë në goditjet standarte.
Merita është e gjithë ekipit, jo vetëm e imja. Ky është viti im, s’keni parë gjë akoma”, tha Preka.