Jeton Beqiri: Ku gabuam ne 

Futboll

Jeton Beqiri: Ku gabuam ne 

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 23:57
Jeton Beqiri

Barazimi 0:0 në transfertën i Shkëndijes së Tetovës me Sileksin në kuadër të xhiros së 9-të të Kampionatit të Maqedonisë, ka lënë të pakënaqur trajnerin Jeton Beqiri, i cili megjithatë vlerëson pikën e fituar në një duel të mbyllur me 9 lojtarë (Trumçi 56’ dhe Kocev 90’+2 dolën me kartona të kuq).

Shkëndija megjithë inferioritetin numerik në fushë ishte skuadra që krijoi shanset më të mira për gol, mirëpo nuk patëm fat të shkojmë përtej barazimit pa gola. 

Jeton Beqiri, tha: “Me një lojtar më pak apo me lojtarë të barabartë unë asnjëherë nuk jam i kënaqur me barazim. Por kështu si shkoi ndeshja në këtë fushë dhe kundër këtij ekipi tradicionalisht të “përkëdhelur” barazimi është i pranueshëm.

Mendoj se futbollistët dhanë maksimumin, normal ekzistojnë edhe momente kur gabojmë, duhet bërë analizë ku gabuam ne, kurse ku kanë gabuar tjerët duhet të merren instancat kompetente.

Në përgjithësi është një rezultat që nuk më kënaq për shkak se ne kishim disa mundësi në pjesën e dytë nga të cilat mund ta fitonim ndeshjen, derisa rivali përveç goditjes standarde që kishte në fund, kur ishim me dy futbollistë më pak, nuk është se na rrezikoi shumë. Në përgjithësi patëm momentet tona, besoj se ishim pak nervoz, në momente të veçanta nxituam në marrjen e vendimeve dhe nuk shënuam. Kështu mbeti rezultati i barabartë të cilin duhet ta respektojmë.”

Fitohej ndeshja me pak cinizëm?

Jeton Beqiri, përgjigjet “Pikërisht, kjo është ajo që potencova për qetësinë para portës, në momente duhej të tregohemi më të vendosur për të hapur rezultatin.

Ishte ndeshja e parë në këtë sezon që nuk shënojmë, është ndeshja e parë ku ne ndëshkohemi, jo me një, por me dy kartona të kuq! Gjithmonë pas ndeshjes nuk është shumë e pëlqyeshme të analizohen disa situata të cilat unë i mendoj si të dyshimta.

Ne duhet të bëjmë analizën për ndeshjen, ndërsa klubi gjithashtu do të analizojë dhe do të bëjë analizën për gjërat tjera që realisht s’kanë të bëjnë me mua. Ne do të mundohemi të përmirësohemi, sepse në fusha të këtilla si kjo këtu në Kratovë rezultati i barabartë nuk është ai që Shkëndija e kërkon, por në bazë të rrethanave dhe situatave ne duhet ta pranojmë.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat