Skuadra shqiptare tregon si ndodhi dhuna nga përfaqësuesit e Vardarit

Futboll

Skuadra shqiptare tregon si ndodhi dhuna nga përfaqësuesit e Vardarit

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 00:01
Pamje

Struga Trim Lum ka fituar në Shkup me rezultat 4:1 ndaj Vardarit, në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra kampione ka dalur me një reagim pas ndeshjes me Vardarin.

“Në futboll nuk ka vend për dhunë. 

Ishim dëshmitarë të një tentative për të sulmuar drejtuesit e klubit tonë nga përfaqësues të klubit kundërshtar. 

Dënojmë ashpër tentativën e dhunshme ndaj drejtuesve të klubit tonë nga përfaqësues te ekipit kundërshtar gjatë ndeshjes së sotme. Veprime të tilla janë plotësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në futboll apo në asnjë aspekt të jetës.

Klubi ynë është i përkushtuar ndaj vlerave të respektit dhe sportivitetit, dhe u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të adresuar këtë incident serioz.

I bëjmë thirrje, kryesisë së ekipit të Vardarit ta dënojë këtë sjellje të përfaqësuesve të klubit”, ka reaguar Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat