Superiorja do të vijë ditën e sotme me dy takime mjaft të rëndësishme, ku 4 ekipet do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren.
Do të luhet në orën 19:00 paralelisht në Durrës dhe Elbasan.
Në “Niko Dovana” do të përplasin “brirët” Teuta me Tiranën.
Dy ekipe që vijnë pas fitoreve në javën e kaluar dhe ditën e sotme do të tentojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Ndërkohë interesante dhe pritet të jetë spektakël është sfida mes Elbasanit dhe Vllaznisë.
Në “Elbasan Arena” do të jetë një ndeshje mjaft e luftuar, ku do të luhet për kreun e renditjes.