Ferizaj i reagon Qerim Shaqirit: Lojtari ynë u kap për fyti nga trajneri

Futboll

Ferizaj i reagon Qerim Shaqirit: Lojtari ynë u kap për fyti nga trajneri

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2024 Në ora: 12:03
Logo e Ferizajt

Shkolla e futbollit  FC Ferizaj i ka reaguar trajnerit të Vizionit të Ferizajt, Qerim Shaqirit.

Cila është arsyeja e reagimit të shkollës së FC Ferizajt?

“Reagim ndaj dhunës së trajnerit Qerim Shaqiri (rusi)! 

Image

Raporti mjekësor

FC Ferizaj shprehet e shqetësuar me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur ditën e djeshme, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës Rajonale mes FC Ferizaj U17 - KF Vizioni U17. 

Pas përfundimit të ndeshjes, me që rast skuadra jonë humbi me rezultat 0:3, trajneri kundërshtar, Qerim Shaqiri së bashku me ndihmësin e tij afrohet tek lojtarët tonë, duke i ofenduar e sulmuar fizikisht. 

Lojtari ynë, Erdet Guri, që u kap për fyti nga trajneri në fjalë, e që vetëm trajner nuk mund të quhet, pas ndeshjes dërgohet për trajtim mjekësor, ku në raportin e mjekut, shkruan se diagnoza është dhunë fizike (shih foton e raportit mjekësor të ditës së djeshme).

Pas trajtimit mjekësor, lojtari Guri ka qenë në Stacion të Policisë, për të dhënë deklaratë si pasojë e dhunës së ushtruar nga dhunuesi Shaqiri. 

Për më tepër, viktima të sulmit banditesk nga trajneri Shaqiri, që presupozohet të jetë shembull, kanë qenë edhe lojtarët tonë; Olti Sadriu dhe

Art Reka gjithashtu edhe shqetësimi i prindërve lidhur me këtë sulm. 

FC Ferizaj njëzëri fton organet e rendit që të hetojnë rastin në fjalë, për më tepër të marrin masa ndaj individëve që po e fëlliqin futbollin qysh nga kategoritë e reja. 

Për fund, por jo për nga rëndësia, ftojmë Lidhjen Rajonale të Futbollit në Ferizaj, që të ndërmerr masa të menjëhershme dhe ta tregojë dorën e hekurt ndaj dhunuesve të fëmijëve. 

Në të kundërtën, FC Ferizaj do të bojkotojë secilën ndeshje që udhëhiqet nga këta dhunues, që pa fijën e turpit e marrin guximin që të sulmojnë fizikisht fëmijët që e kanë pasion futbollin. 

Me shpresën që ky do të jetë reagimi i fundit i kësaj natyre, ndaj individit që në vazhdimësi ka përsëritur veprime agresiviteti, dëshirojmë të përmendim arsyen se futbolli është sport që i bashkon njerëzit pasionant, e jo agresorët!”, ka reaguar FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat