Bashkimi mund të bëhet lider i Ligës së Dytë

Futboll

Bashkimi mund të bëhet lider i Ligës së Dytë

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 12:07
Bashkimi

Skuadra e Arsimit dje fitoi 3:0 ndaj Vardarskit në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë, e cila do të kompletohet sot. Kështu që skuadra nga Çegrani është në krye të tabelës, për  momentin. Por a mund të qëndrojë Arsimi në krye të tabelës dhe cilat skuadra mund të qëndrojnë në krye të tabelës para pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare?

Arsimi është në krye të tabelës me 15 pikë, Bregallnica është e dyta me 14 pikë, ndërsa Makedonija GJP dhe Bashkimi e ndajnë vendin e tretë me 13 pikë, Kozuf është në vendin e 5-të me 12 pikë. Këto skuadra do të jenë në garë për të qenë të parat para pushimit ndërkombëtar.

Se kush do të jetë lider në Ligën e Dytë do të vendoset sot në Shtip, në duelin e drejtpërdrejtë mes Bregallnicës dhe Kozhufit.

Detyrë të lehtë duhet të ketë edhe Bashkimi, pasi konsiderohet favorit në Gostivar ndaj skuadrës së Pobedës nga Prilepi.

Nëse Bashkimi do ta justifikonte rolin e favoritit, atëherë skuadra e ligës së dytë nga Kumanova do të kishte 16 pikë, aq sa do të kishte Makedonija GJP, nëse e mposhtë Osogovën në fushë të vet, por gjithmonë nëse Bregallnica ndalet në shtëpi nga Kozhufi.

Bregalnica varet nga vetja, nëse triumfon ndaj Kozhufit do të jetë në krye të tabelës me 17 pikë, në asnjë rast tjetër nuk do të jetë e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat