Pçinja - Shkëndija, kuqezinjtë udhëtojnë për fitore

Futboll

Pçinja - Shkëndija, kuqezinjtë udhëtojnë për fitore

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 12:08
Shkëndija

Ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Tretë të Futbollit të Maqedonisë – Veri do të luhen sot dhe tashmë dihen gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në 7 ndeshje. Dy takime do të fillojnë në orën 10:00, ndërsa pesë ndeshje të tjera do të fillojnë në orën 15:00.

Shkëndija udhëton në Pcinjë për të vazhduar me serinë e rezultateve pozitive.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Kozjakut në fshatin Nagoriçan.

Haracinasit përballë do të kenë skuadrën e re të kësaj lige-Pcinjën, e cila gjendet në vendin e 12-të me 3 pikë. Ata kanë një fitore dhe dy humbje. Në anën tjetër, Shkëndija ka tre fitore nga po aq ndeshje.

Në ndeshjet tjera, Fortuna pret në fushë të vet Akademia Ilinden, kurse Besa nga fshati Sllupcan është nikoqire e Rzhanicinos. Të dyja ekipet presin fitore si vendës.

Fitoren e parë në sezonin e ri po e pret edhe Bashkimi I Lubotenit që në Butel do të takohet me GFK Kumanovo. BVK është mysafire e Kadinos, kurse Rinia në teren të vet e pret Neë Stars. Euromilk në fushë të vet luan me Aerodromin.

Ja gjyqtarët e ndeshjeve, java e 4-të:

Pçinja – Shkëndija Haraçinëë, Nikolla Kostençev (Shkup) 15.00

Fortuna – Akademia Ilinden, Martin Duvnjak (Shkup) 15.00

Besa Vlazrimi – Rzhanichino, Nenad Todorovski (Shkup) 15.00

Bashkimi Luboten – GFK Kumanovo, Borce Pavlovic (Shkup) 15.00

Kadino – BVK Konjare, Nikolla Petkovski (Kumanovë) ora 10:00

Euromilk GL – Aerodrom, Mario Stojcevski (Shkup) 15:00

Rinia – New Stars, Dejan Mladenoski (Shkup) ora 10:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat