Futsal “Forca” me start të fuqishëm

Futboll

Futsal “Forca” me start të fuqishëm

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 12:12
Futsal “Forca”

Të shtunën, me ndeshjen hapëse në Kumanovë filloi sezoni i ri garues 2024/2025 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në Futsall. Kampioni dhe fituesi I kupës, Futsal Forca, e nisi me fitore bindëse, pasi e mposhti Zelezarecin me rezultat të thellë 11:1,.

Ivan Krstevski shënoi gol për 1:0 në minutën e 4-të, ndërsa pas një minute Darko Cvetkovski barazoi në 1:1. Në fund të pjesës së parë, rezultati ishte 4:1, ndërsa në pjesën e dytë, Zhelezareci u shkatërrua dhe nuk kishte kapacitet për të ndeshur dhe ndalur sulmin e Forcës.

Për klubin e futsallit Forca, përveç Krstevskit, nga dy gola shënuan Camilo Andrés Gómez Venegas, Daniel Marino De Souza dhe Zoran Leveski, ndërsa nga një gol shënuan Christian Aberto Berrio Hoyos, Taulant Ismaili, Berat Ramadani dhe Luis Consalo Posado Quitero.

Java e parë do të kompletohet të hënën me katër ndeshje. Osogovo e hap sezonin në shtëpi kundër Kegi Mobit, Juventus Serava do të luajë me Shkupin, Crna Reka do të mirëpresë Projektin e rikthyer dhe Buteli do të luajë me Klimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat