Katëegoria e Parë do të luajë ditën e sotme sfidën e fundit të javës së 7-të. Kastrioti – Vora do të përballen mes tyre në“Redi Maloku”.
Sfidë që do të startojënë orën 14:00 dhe që është shumë e rëndësishme për ecurinë e dy ekipeve.
Krutanët ndodhen në vendin e 5-të në klasifkim dhe kanë shansin që me një fitore të ngjisin shkallët në klasifikim.
Po ashtu edhe Vora synon 3 pikët pasi dëshiron të ndjekë “këmba – këmbës” dy ekipet e kreut. Kështu kjo sfidë premton spektakël dhe do të jetë e luftuar.