Juventus - Ramos, zbulohet kërkesa

Futboll

Juventus - Ramos, zbulohet kërkesa

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 13:22
Ramos

Juventus është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas dëmtimit të rëndë të pësuar nga Bremer në ndeshjen e Champions League kundër Leipzig.

Një nga emrat që kanë filluar të qarkullojnë në ditët e fundit është ai i Sergio Ramos.

Spanjolli ka mbetur pa ekip pas aventurës te Sevilla, por nuk ka ndërmend të ndalet.

Sipas Relevo, ish-ylli i Real Madrid mësohet t’i ketë kërkuar bardhezinjve një rrogë prej 6 milionë eurosh në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat