Duka reagon pas vdekjes së Sefedin Brahos

Futboll

Duka reagon pas vdekjes së Sefedin Brahos

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 13:47
Sefedin Braho

Sot është ndarë nga jeta një tjetër legjendë e futbollit shqiptar, Sefedin Braho.

Për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. 

“Me trishtim të madh mësova sot lajmin e ndarjes nga jeta të Sefedin Brahos, një emër i madh i futbollit shqiptar e veçanërisht atij gjirokastrit, pjesë e Luftëtarit, Partizanit si edhe i Kombëtares në periudhën 1970-1980.

Braho ishte një mik i mirë, personalitet me vlera të mëdha dhe një emër që ka shkruar historinë me germa të arta.

Dua t’u shpreh familjarëve, të afërmve dhe miqve të Brahos, ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe gjithë komunitetit të futbollit shqiptar.

I paharruar qoftë Sefedin Braho!”, shkruan në rrjetin e tij social, Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat