Leart Paçarada po dëshmohet gjithnjë e më i mirë në fanellën e skuadrës së Koln-it.
Koln e ka mposhtur me rezultat 2:0 Ulm-in, në takimin e javës së tetë të Bundesliga II.
Paçarada si zakonisht është paraqitur nga minuat e parë.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 71-të.
Hubers (8') e Waldschmidt (47') shënuan për vendasit.
Ulm ishte me një lojtar më pak nga minuta e 21-zë, Max Brandt u përjashtua me karton të kuq.
Faqja për statistika “Sofascore” e ka vlerësuar me notën me të mirë Timo Hubersin e Koln-it.
Ai u vlerësua me notën 8.1 dhe pas tij me notë më të madhe është Paçarada 7.6.
Koln renditet në vend të 7-të me 12 pikë dhe Ulm në të 14-tin me 7 sosh.