Pas Hubers, Leart Paçarada me notën më të madhe në Gjermani 

Futboll

Pas Hubers, Leart Paçarada me notën më të madhe në Gjermani 

Nga: K.Goca Më: 6 tetor 2024 Në ora: 14:46
Leart Paçarada

Leart Paçarada po dëshmohet gjithnjë e më i mirë në fanellën e skuadrës së Koln-it. 

Koln e ka mposhtur me rezultat 2:0 Ulm-in, në takimin e javës së tetë të Bundesliga II. 

Paçarada si zakonisht është paraqitur nga minuat e parë. 

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 71-të. 

Hubers (8') e Waldschmidt  (47') shënuan për vendasit. 

Ulm ishte me një lojtar më pak nga minuta e 21-zë, Max Brandt u përjashtua me karton të kuq.

Faqja për statistika “Sofascore” e ka vlerësuar me notën me të mirë Timo Hubersin e Koln-it. 

Ai u vlerësua me notën 8.1 dhe pas tij me notë më të madhe është Paçarada 7.6.

Koln renditet në vend të 7-të me 12 pikë dhe Ulm në të 14-tin me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat