Hainer i del në krah Kompanisë

Futboll

Hainer i del në krah Kompanisë

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 15:48
Hainer

Skuadra e Mynihut me sa duket ishte në gjendje ta përballonte mirë humbjen ndaj Aston Vilës. Arsyeja për këtë është besimi që shefat e Bajernit i kanë dhënë trajnerit Kompani, duke e mbështetur filozofinë e tij të lojës.

Presidenti Herbert Hainer ka qenë nga të parët që e ka përkrahur Kompani, pas disfatës në Champions:

“Më pëlqen ideja e re e lojës së Vinsent. Ai po bën një punë të shkëlqyer, ju mund ta shihni këtë në fushë, na ka impresionuar” shpjegoi Hainer. Veçanërisht interesante, pa bërë një krahasim të drejtpërdrejtë, Hainer duket se preferon stilin agresiv të lojës ndaj idesë disi më të qetë dhe të kontrolluar që aplikonte ish-trajneri Tomas Tuhel:

“Ne vrapojmë shumë, punojmë shumë, jemi më të shpejtë me topin. Përpiqemi të shtymë sa më lart.

Është shumë argëtuese të shikosh ekipin”, tha 70- vjeçari.

Deklaratat aktuale fokusohen kryesisht në mbështetjen e Kompanisë. Pas Leverkusenit dhe Aston Vilës, “muaj i zjarrit” për Bajnerin vijon këtë të diel kundër Frankfurtit në transfertë. Aktualisht bavarezët mbajnë vendin e parë në tabelë pas 5 javësh me 13 pikë, 1 më shumë sesa ndjekësi më i afërt, pikërisht Frankfurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat