Vora ruan hapin e kryesuesve

Futboll

Vora ruan hapin e kryesuesve

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 16:12
Vora

Vora tregon forcën në “Redi Maloku”, mposht 2-0 Kastriotin dhe merr fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Skuadra e Bellait ruan ritmin e Besës dhe Flamurtarit, merr tre pikë të rëndësishme në një transfertë të vështirë dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve në tabelën e klasifikimit të Kategorisë së Parë (në kuotë të barabartë pikësh me Flamurtarin, një më pak se kryesuesit e Besës).

Gjithçka vendoset që në pjesën e parë. Ruzgis zhbllokon ndeshjen, ndërsa Avdiu vulos këtë fitore të çmuar të Vorës. Sfida që mbylli javën e 7-të të Kategorisë së Parë, e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport, ka qenë e luftuar, por në fund janë miqtë ata që festojnë.

Kastrioti ndalet pas 2 fitoreve radhazi në kampionat dhe mbetet në kuotën e 10 pikëve në tabelën e klasifikimit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat