Gjermania humb edhe Kai Havertz

Futboll

Gjermania humb edhe Kai Havertz

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 16:13
Kai Havertz

Kai Havertz nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Gjermanisë për ndeshjet e tetorit në Nations League.

Sulmuesi i Arsenalit u përjashtua nga lista për ndeshjet kundër Bosnje-Hercegovinës dhe Holandës për shkak të problemeve me gjurin e majtë, njoftoi Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

Në vend të tij trajneri Nagelsmann ka thirrur Burkardt, qendërsulmuesin 24-vjeçar të Mainz.

Edhe Musiala do të mungojë për Gjermaninë në ndeshjet e tetorit për shkak të një dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat