Çeku: Infrastruktura sportive ka të buxhetuar mbi 200 milionë euro

Futboll

Çeku: Infrastruktura sportive ka të buxhetuar mbi 200 milionë euro

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 16:17
Çeku

Investimi në infrastrukturën e futbollit po i kushton Ministrisë së Kulturës mbi 200 milionë euro.

Gjithashtu, kjo ministri po planifikon ndërtimin e stadiumit nacional, aty ku edhe do të bëhet ceremonia e hapjes së lojërave mesdhetare, në vitin 2030.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku në ditën e dytë të këshillit të përgjithshëm të VV-së, është shprehur se deri në vitin 2028, synojnë që Kosova të jetë e para në rajon për infrastrukturën e futbollit dhe eksportues i futbollistëve të talentuar.

Ndërsa, për stadiumin nacional, së bashku me ministrin e financave, Hekuran Muratin po negociojnë kredi ndërkombëtare.

“Po investojmë mbi 200 milionë euro për të kompletuar infrastrukturën e futbollit në vendin tonë… Deri në vitin 2028 synojmë që të jemi të parët në rajon, për infrastrukturën e futbollit dhe të jemi vend eksportues i futbollistëve të talentuar”.

“Ndërsa, lajm tjetër i mirë në futboll që aktualisht, me ministrinë e financave jemi duke negociuar kredi ndërkombëtare, për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës”.

“Ende nuk e dimë lokacionin e saktë sepse, po bëhen analizat se ku do të ndërtohet, mirëpo ajo që e dimë është kjo në këtë stadium nacional do të bëhet ceremonia e hapjes së lojërave mesdhetarë në vitin 2030”, ka thënë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat